Fillon takimi Thaçi – Vuçiq

E publikuar: 18/07/2018 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas përfundimit të takimit ndërmjet Ekipit Negociator të Kosovës, me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini ka filluar takimi ndërmjet presidentit kosovarë, Thaçi dhe atij serb, Vuçiq.
Mogherini ka mbledhur dy presidentët si vazhdim i fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Lajmi.net.

Kosova për herë të parë në fazën e fundit të këtij dialogu është duke u përfaqësuar një delegacion të gjerë, i përbërë nga Presidenti dhe liderët e partive të koalicionit.

Mbrëmë delegacioni kosovarë është takuar me përfaqësues të lartë të Departamentit të shtetit amerikan, të cilët kanë kërkuar dinamizmin e dialogut.