Fillon takimi i shumëpritur Thaçi-Kurti

E publikuar: 13/03/2020 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti kanë filluar takimin e shumëpritur pa shtrëngim duarsh me arsyen për koronavirus.

Kurti që për qëllim ka përafrimin e qëndrimeve të politikës së jashtme me Thaçin këtë herë pranoi ftesën e tij, njofton Klan Kosova.

Dy udhëheqësit kosovarë kanë pasë një sagë të dërgimit të ftesave të njëri-tjetrit.