Fillon seanca ndaj shqiptarit të Kosovës në Gjermani që tentoi ti vriste dy fëmijët e tij dhe veten /FOTO

E publikuar: 01/03/2016 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqiptari nga Kosova, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se me dashje ka çuar në vrasjen e dy fëmijëve të tij, katër dhe pesë vjeçar, për shkak të disa problemeve me gruan e tij. Kjo e fundit kishte kërkuar divorcin.

Ngjarja e rëndë është regjistruar fund shtator, 2015, ndërsa nga dita e djeshme, 29.02.2016, ai do jetë pjesë e seancave gjyqësore në qytetin lindor Gorlitz, shkruan radiodresden.de.

Prokuroria e Dresdenit ka konstatuar se nuk bëhet fjalë për një aksident, por për një vrasje të dyfishtë ose një tentativë për vetëvrasje. Gjykata në Gorlitz ka vendosur se procesi ndaj 46 vjeçarit do të zhvillohet në tri seanca, ndërsa momentalisht ai ndodhet në paraburgim.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në një rrugë afërsi të Dresdenit, dhe në timonin e makinës tip “BMW X5” ka qenë një shqiptar nga Kosova, 46 vjeç, dhe dy fëmijët e tij vajza dhe djali, respektivisht 4 dhe 5 vjeç. Dy fëmijët vdiqën në vend, pasi maqina u përplas me një pemë, ndërsa prindi arriti t’u shpëtojë plagëve.

shqi514536464561

shqi51453646456