Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, diskutohet gjendja alarmante e ajrit (Live)

E publikuar: 31/01/2018 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e thirrur për sot, në të cilën do të diskutohet për gjendjen alarmante të ajrit.

Seanca ka filluar me një minutë heshtje për dëshmorët Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Akif Zejnullahu. Në këtë minutë heshtje është përfshirë edhe nderimi për ish – pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haradin Balaj, i cili ka ndërruar jetë dje.