Fillon punën zyra për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës

E publikuar: 13/08/2018 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu me bashkpunëtorë, nën shoqërinë e zyrtarëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën kanë zyrtarizuar fillimin e punës së zyrës për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve.
Qëllimi i kësaj zyre është avancimi i mbrojtjes së drejtave të udhëtarëve të Aeroportit të Prishtinës.

“Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim të qytetarëve, çdo ditë të javës.

Ndërkaq ankesat dhe kërkesat mund të parashtrohen edhe përmes numrit të telefonit (+381) 038 200 28 105, apo email adresës [email protected]“, bën të ditur MI.

Kjo nismë do të pasohet edhe me hapa të tjerë drejt rritjes së efikasitetit të udhëtimit për pasagjerët.​