Fillon ndeshja Kosovë-Çeki

E publikuar: 07/09/2019 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar ndeshja e shumëpritur midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë.

Përballja për t’u kualifikuar për Euro 2020 është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Për skuadrën kosovare do të luajnë futbollistët: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

Ndërsa për skuadrën kundërshtare do të luajnë: Vaclík, Kadeřábek, Čelůstka, Darida, Masopust, Jankto, Soucek, Suchy, Boril, Schick, Kral.

Kujtojmë se dardanëve kësaj radhe u mungojnë futbollistët kryesorë si: Kololli, Shala, Kryeziu, Zeneli dhe Rashica.

Prandaj përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se djelmoshat kosovarë duhet ta luajnë një lojë të çmendur për ta mposhtur Çekinë.