Fillon ndërtimi i qarkores së Shkupit e dëmtuar gjatë vërshimeve

E publikuar: 03/12/2016 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar rikonstruimi i plotë i pjesëve të dëmtuara të qarkores së Shkupit, e cila u dëmtua gjatë vërshimeve të 6 gushtit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punimet do t’i realizojë Transmet, me investim të Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore.

Me rikonstruimin e kesaj qarkore do të përfshihen 1500 metra, duke përfshirë edhe qarkoren në Haraçinë dhe Hipodrom./Telegrafi/