Fillon lufta speciale në Vetëvendosje – lexoni këto biseda të dyshimta në Viber (Foto)

E publikuar: 12/12/2017 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë gjithë mbrëmjes në Facebook po qarkullon një listë bisedash në Viber në mes të Dukagjin Goranit, Dardan Molliqajt, Dardan Sejdiut dhe Faton Topallit. Express ka provuar të flasë me ta, por nuk ka arritur. Duket sheshazi se bisedat janë thjeshte montazh, për ta luftuar Molliqajn nga krahu i Kurtit.

Një luftë speciale tashmë ka nisur në Vetëvendosje, pas daljes në publik të bisedës në Viber, ku deputetja Aida Dërguti e ka quajtur “mut” Albin Kurtin.

Tash në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë biseda të ndryshme të Viber mes njerëzve të tjerë të Vetëvendosjes.

Sonte nëpër Facebook kanë dalë disa biseda, ku si protagonist janë Dukagjin Gorani, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu dhe Faton Topalli.

Në këto biseda flitet për disa takime që ka bërë Molliqaj në Tiranë dhe ndikimin e kësaj dege në Kosovë. Aty përdoren edhe disa fjalë fyese.

Por, dyshimi mbi krejt këto publikime është se a janë reale apo të montuara.

Gazeta Express për te kuptuar të vërtetën e këtyre bisedave dhe për të marrë komente të këtyre protagonistëve, ka provuar të marrë edhe përgjigje nga ta. Por, asnjëri nuk i është përgjigjur thirrjeve të gazetës, e as mesazheve.

Hasan S Zeneli, i cili i ka bërë publike në profilin e tij në Facebook këto biseda, është një personazh i njohur për publikun. Ai më herët pati publikuar disa informacione kinse, deputeti i PDK’së, Nait Hasani, e kishte qitur në pritë Zahir Pajazitin.

Gazeta Express sjell krejt këto biseda që janë publikuar  në Facebook:

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar ndaj një lajmi të publikuar gjatë ditës se mesazhet në rrjetin Viber të deputetëve të kësaj lëvizje kanë rrjedhur nga ajo. Kurti, ka hedhur akuza të rënda direkte ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani dhe Dardan Molliqajn.

“Lajmi i publikuar është rrenë. Ky sulm më është bë vetëm se nuk jam pjesë e grupit që shantazhon dhe mundohet ta shkatërrojë Lëvizjen nga brenda”, ka shkruar Kurti.

Përplasjet ndërmjet udhëheqësve të Vetëvendosjes dolën kur u publikua një komunikim i deputetes Aida Dërguti, e cila e quan mut Albin Kurtin.

Sidoqoftë, Molliqaj, Fisnik Ismaili, Shqipe Pantina i kanë dalë në krah deputetes Aida Dërguti, e cila kërkoi falje pse Kurtin e quajti mut derisa tha se ka mospajtime të thella brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas kësaj, Xhelal Sveçla, njëri prej njerëzve të afet të Kurtit, foli për shantazhe ndaj Albin Kurtit për të mos lejuar kandidimin e tij për Kryetar Partie. Tha se s’mund ta ndalë askush rrugën e Kurtit drejt rikthimit në krye të Vetëvendosjes.

Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj në zgjedhjet e fundit kishin krijuar një grup duke lënë nën hije grupin e Albin Kurtit. Madje, Molliqaj e Ahmeti kishin arritur të shkelnin edhe Kryetarin e VV’së, Visar Ymerin, duke dalë para tij me vota.
Grupi i Ahmetit dhe Molliqajt kishte shkelur edhe më shumë njeriun më të afet të Kurtit,

Glauk Konjufcë, duke e lënë të shtatin me numër të votave.

Situata e krijuar shtyu dje kryesinë e VV’së që të mblidhet urgjentisht për të diskutuar gjendjen në parti. Para mbledhjes, Dërguti dha dorëheqje nga pozita e kryetares së degës së VV’së në Vushtrri, dhe nga kryesia e partisë.