Fillon epoka Ancelotti te Napoli- Benzema, Di Maria, Vidal dhe Balotelli janë blerjet e mëdha të tij

E publikuar: 23/05/2018 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlo Ancelottin është zyrtarisht trajner i Napolit për tri vitet e ardhshme.

Tashmë kanë filluar edhe spekulimet në mediat italiane të cilat flasin edhe për emrat që do të synojë në afatin kalimtar veror së bashku me presidentin Aurelio De Laurentiis.

Dy dëshirat e mëdha të Ancelottit janë Karim Benzema dhe Arturo Vidal.

Sulmuesi francez mund të largohet nga Reali i Madridi pas një kohe të gjatë, ndërsa edhe kiliani Vidal është në kërkim të një eksperience të re.

Një tjetër objektiv është Mario Balotelli i cili mund të afrohet me parametrat zero, pasi kontrata me Nicen i ka skaduar.

Pastaj edhe Angel Di Maria futet në këtë mes si përforcim i madh i klubit dhe do të kërkohet me ngulm në verë.

Klubit do t’i largohet kapiteni Marek Hamsik, për të cilin interesohet skuadra e Shandong Luneng në Kinë.

Hamsik pritet të përfitojë 40 milionë euro për tri vite, ndërsa De Laurentiis mund të fitojë 30 milionë euro nga shitja e tij.

Këto para do të përdoren për përforcime. /Telegrafi/