Fillon dezinfektimi i autobusëve në Prishtinë

E publikuar: 11/03/2020 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sapo ka filluar dezinfektimi i autobusëve urban të kryeqytetit.

Me urdhër të komunës së Prishtinës janë duke u dezinfektuar 51 autobusë, njofton Klan Kosova.

Kujtojmë se Kosova ende nuk ka ndonjë rast pozitiv me koronavirus, mirëpo Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur virusin si pandemi.