Fillojnë zyrtarisht porositë e Apple iPhone X

E publikuar: 28/10/2017 04:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë filluar ditën e sotme porositë e iPhone X, telefonit më i mirë i të gjitha kohërave të Apple.

Prej dy muajsh, telefoni është shoqëruar nga spekulime të shumta që nga numri i kufizuar i njësive tek një raport i Bloomberg se kompania ka reduktuar cilësinë e Face ID për të përshpejtuar prodhimin.

iPhone X fillon nga 1,000 dollar. Po ky është çmimi më i ulët me të cilin mund të keni në duar telefonin më inovativ të kompanisë.

Telefoni braktis butonin e vetëm fizik së bashku me Touch ID, i cili do të zëvendësohet nga Face ID. Ndërsa i pari kishte një probalitetitet 50,000:1, Apple thotë se Face ID ka një probabilitet 1,000,000:1.

Dërgesat e para mund të fillojnë pas 2-3 javë e nëse jeni të gatshëm të prisni në radhë, atëherë mund të blini një nga dyqanet e Apple më 3 Nëntor në këto shtete:

Andorrë, Australi, Austri, Bahrejn, Belgjikë, Bullgari, Kanada, Kina, Kroaci, Qipro, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, France, Gjermani, Greqi, Grenland, Guernsey, Hong Kong, Hungari, Islandë, India, Irlandë, Isle of Man, Itali, Japoni, Jersey, Kuvajt, Letoni, Liechtenstein, Lituania, Luksemburg, Maltë, Meksikë, Monako, Holandë, Zelandë e Re, Norvegji, Poloni, Portugali, Porto Riko, Katar, Rumani, Rusi, Arabi Saudite, Singapor, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajvan, UAE, Britani, SHBA dhe Virgin Islands