Filloi të binte shiu shumë i nevojshëm, fermeri feston gjysmë i zhveshur në baltë (Video)

E publikuar: 24/01/2019 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fermer që është ballafaquar nga thatësira ka festuar derisa në vendin ku ai jetonte kishte filluar të binte shi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ben Goatcher – nga Dubbo, në New South Wales, Australi – u kap duke festuar “bashkë me shiun dhe baltën”.

Siç thuhet tutje, fermeri mund të shihet i zbathur dhe gjysmë i veshur përmes një fushe me baltë, në të cilën gjendeshin disa lopë.

Çfarë binte në sy gjithashtu është fakti se gjatë kësaj feste ai u kujdes që birra të cilën e kishte në duar të mos i binte. /Telegrafi/