Filloi Simpoziumi i 8-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore

E publikuar: 22/09/2017 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesionistë të njohur, ekspertë dhe gazetarë nga vende të ndryshme u bashkuan sot, më 22 shtator në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, për të diskutuar sfidat dhe problemet e Fushës së Shkencave Shëndetësore. në kuadër të Simpoziumit të VIII-të Ndërkombëtar të Shkencave Shëndetësore.
Me një fjalë përshëndetëse, simpoziumin e hapi drejtori i Kolegjit Heimerer, z.Petrit Beqiri, i cili e tregoi rrugëtimin dhe sfidat e simpoziumit ndër vite, dhe tregoi se për suksesin dhe ndikimin e punimeve të simpoziumeve që i kanë në fushën e shëndetësisë në Kosovë.
Të pranishmit i falënderuan edhe pronari i Kolegjit Heimerer, Fredrich Heimerer, Rektorja, Dr.Natyra Karahoda Gjurgjela, Rektori i Universitetit të Gjakovëa Fehmi Agani, Dr.Shaban Buza, zv.drejtoresha e Kolegjit Heimerer, Dr.Naime Brajshori si dhe Prof.Fitim Uka.
Fjalën e nderit në hapjen e Simpoziumit e kishte Prof.

Johan Behrens nga Gjermania, tha se temat tabu si siguria e pacientit, pjesëmarrja e pacientit në vendimmarrje dhe gabimet në sektorin e shëndetësisë po fillojnë të diskutohen, si në Gjermani po ashtu edhe në Evropë. Është kënaqësi që Kolegji Heimerer temat e tilla i trajton prej vitesh.

Objektivi i përgjithshëm i Simpoziumit është të kontribuojë në fushën e Shkencave Shëndetësore dhe gjithashtu të synojëforcimin e ndërlidhjes së pjesës praktike me pjesën teorike. Në kuadër të objektivave të përgjithshëm, objektivat kryesore të këtij Simpoziumi janë edhe të krijojë një forum diskutimi, të nxisë bashkëpunim mes politikë bërësve dhe hulumtuesve në mënyrë që të përmirësohet Fusha e Shkencave Shëndetësore.
Në këtë simpozium me temë “Për shëndetin e kohës se re”, përveç profesionistëve dhe ekspertëve vendor, do të marrin pjesë edhe ekspertë doktorë nga Gjermania, Finlanda, Portugalia, Skocia, Amerika, Finlanda, Shqipëria dhe Maqedonia.
Ky Simpozium do të mbahet me 22 dhe 23 shtator, 2017 në Swiss Diamond Hotel, ku përkrah ligjëratave dhe prezantimeve të punës shkencore nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë të lartë- cekur, gjatë simpoziumit do të prezantohen edhe projekte.

hulumtuese nga fusha e shëndetësisë dhe ajo sociale si nga hulumtues lokalë, ashtu edhe nga hulumtues ndërkombëtarë.
Simpoziumi organizohet nga Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Avancime në Shëndetësi dhe Infermieri./Infosot/