Filipine, vullkani: Rritet numri i të evakuuarve, arrin në 4 niveli i rrezikut

E publikuar: 24/01/2018 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 50 mijë banorë janë zhvendosur ndërsa vullkani më aktiv i Filipineve vazhdon të nxjerrë re të dendura tymi dhe rrëkej lave.

Instituti filipinas i Vullkanologjisë thotë se mali i Mayon-it vazhdon të hedhë sasi të mëdha llave dhe hi në një lartësi prej 600 metrash, nga e marta në mbrëmje dhe deri të mërkurën herët në mëngjes.

Instituti ka ngritur nivelin e alarmit në shkallën katër nga pesë që është më e larta, duke paralajmëruar mundësinë e një shpërthimi të afërt dhe të rrezikshëm. Instituti zgjeroi gjithashtu zonën e rrezikut përreth vullkanit në tetë kilometra.

Mali Mayon, i vendosur më shumë se 300 kilometra nga Manila, është një nga 22 vullkanet aktive të Filipineve. Ai ka shpërthyer të paktën 50 herë. Shpërthimi më i fuqishëm ka ndodhur në vitin 1814, duke groposur nën baltën vullkanike qytetin i Cagsawas-it dhe vrarë mbi 1 mijë persona.

Filipinet ndodhen në atë që njihet si “Unaza e zjarrit”, një zonë e prirur për tërmete dhe aktivitet vullkanik.