Filipçe: Të mbahen zgjedhjet, por do të ketë protokoll të rreptë

E publikuar: 04/05/2020 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp, tha se KOmisioni për Sëmundje Infekive do të vendosë nëse duhet të ketë zgjedhje dhe kur duhet të mbahen, por ato duhet të jenë me protokoll të rreptë.

“Gjatë këtyre dy muajve, asnjë vendim nuk u soll nën trysninë politike apo për interes politike. Kështu edhe do të vazhdojë, komisioni do të rekomandojë nëse duhet të ketë zgjedhje dhe kur do të ketë kushte për mbajtje të zgjedhjeve. Megjithatë, kur të mbahen zgjedhjet duhet të zbatohen me protokoll të rreptë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, tha Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se protokollit do të përpunohet nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe se nuk do të lejohet asgjë ta rrezikojë menaxhimin e suksesshëm të kësaj krize shëndetësore.