Figo: Neymar? Nëse nuk dëshiron të qëndrojë në klub atëherë nuk mund të mbahen kundër vullnetit të tij

E publikuar: 12/11/2018 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thashethemet për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, nuk ndalen dhe tani është ish-mesfushori i Real Madridit, Luis Figo, ai që ka thënë se braziliani nuk mund të mbahet pa dëshirën e tij.

Braziliani u bë lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave kur lëvizi nga Barcelona në kryeqytetin francez për 222 milionë euro.

“Nën rrethana normale, unë do të thosha se ai mund të bëhet më i miri në botë, sepse ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”.

“Por kjo gjithashtu varet nga trofetë që ai mund të fitojë me klubin e tij, si Ligën e Kampionëve”.

“Nëse flasim vetëm për cilësinë e tij individuale, ai është një lojtar i mrekullueshëm, por nuk e di nëse do të qëndrojë në PSG apo jo”.

“Nëse një lojtar nuk dëshiron të qëndrojë në një ekip, unë nuk mendoj se asnjë klub mund ta mbajë ata kundër vullnetit të tij, por unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Figo për Goal.com.

Një nga klubet që kanë qenë të lidhur me një lëvizje për shërbimet e tij është Real Madridi.

“PSG është padyshim një klub shumë i fortë ekonomikisht, ata janë si një shtet, por në aspektin e tregut të lojtarëve ne e dimë se çdo gjë është e mundur në futboll”.

Neymar (Foto: Getty Images)

“A mundet Neymar të shkojë në Real Madrid ? Kjo varet nga palët e përfshira dhe nga ajo që lejon tregu”, deklaroi Figo. /Telegrafi/