Figo: Hazard i duhet Real Madridit

E publikuar: 26/10/2018 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish ylli portugez i futbollit, Luis Figo, thotë se Eden Hazard është lojtari që i duhet Real Madridit.

Klubi mbretëror është në kërkim të një zëvendësimi të Cristiano Ronaldos mungesa e të cilit po vërehet dukshëm.

Figo që ka luajtur me klube si Barcelona, Real Madrid dhe Interi, ka thënë për DAZN se Eden Hazard i duhet skuadrës kampione në fuqi të Evropës.

“Hazard është një lojtar i madh, një nga më të mirët në këtë moment”.

“Mendoj se, siç e ka shprehur vetë ai, do i pëlqente të luante me Realin”, ka thënë Figo.

Belgut i skadon kontrata me Chelsean qershorin e vitit 2020.

Ai ka deklaruar se ëndërron të luajë me Realin, ndonëse ka pranuar se do të ishte i lumtur edhe po të mbetej në Londër. /Telegrafi/