Fifi ja thotë në sy Ermalit se ja ka nxirë jetën

E publikuar: 11/01/2020 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filloreta Raçi, e njohur me emrin Fifi pasi u largua nga emisioni “Xing me Ermalin”, u bë pjesë e stafit të Luana Vjollcës. Ky ndryshim u përfol gjatë në media dhe kjo pasi mendohej se Fifi dhe Ermali nuk u ndanë mirë.

Por dyshja Fifi-Ermal u “përballën” sërish këtë shtunë në “Shiko Kush LUAN” dhe gjatë sfidës së Encës dhe Arjola Demirit, “Këngëtare VS Miss”, njërës pyetje iu përgjigj Filloreta.

Pyetja ishte se cilës ia ka nxirë jetën Ermali në xhirime këngëtares (Enca) apo miss-it (Arjola), por në këtë moment përgjigjet Fifi me shaka, ku shprehet se asaj i është nxirë jeta nga Ermali gjatë emisionit “Xing me Ermalin./tch/