FIBA lartëson performancën e Berishës në përballjen me Maqedoninë

E publikuar: 02/08/2017 21:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova ka mbyllur pjesën e parë me rezultat shumë të thellë ndaj Maqedonisë, në ndeshjen e parë parakualifikuese për Botërorin “Kina 2019”.

Në një ndeshje të elektrizuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë përfaqësuesja e Kosovës e mbylli pjesën e parë me 20 pikë epërsi, 40-20, raporton Koha.net. Çerekun e parë Kosova e mbylli me rezultat 23-11.

Fjalën kryesore në këtë pjesë të parë e pati kapiteni Dardan Berisha, që shkëlqeu në këtë pjesëlojë duke shënuar 17 pikë.

FIBA ka shkruar se Berisha është në një tjetër nivel.

“Pikë të dyfishtë ose asgjë!! Dardan Berisha në një tjetër nivel, performancë si të Marcus Erikssonit me 17 pikë në pjesën e parë”, ka shkruar FIBA.