Fevziu tregon për ftohjen e miqësisë me Berishën

E publikuar: 21/03/2015 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blendi Fevziu ka dhënë një intervistë për gazetën Panorama ku ai shpjegon edhe njëherë arsyen e prishjes së miqësisë me ish kryeministrin Berisha:

“Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha. Në këto 25 vite gazetari, kam krijuar marrëdhënie me pothuajse të gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qenë miq.

Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij.

Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet prezente, unë nuk mund të flas për to.

Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”, ka thënë Fevziu.