Festival bizar në Japoni, vendi ku mësohet se si duhet përgatitur njerëzit për vdekjen e tyre (Video)

E publikuar: 18/12/2017 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhjetëra persona të gjitha moshave kanë marrë pjesë gjatë javës së kaluar në festivalin Shukac në Tokio, ku kanë mësuar se si duhet të përgatiten për vdekjen e tyre.

Në kuadër të këtij festivali janë organizuar ngjarje të ndryshme, ku pjesëmarrësit kanë pasur rastin ta mësojnë se çfarë ndodh me të ndjerin pas vdekjes, dhe se si duhet përgatitur për varrim trupat e personave që kanë vdekur, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme që më herët të mendohet se çfarë ndodh pas vdekjes, si dhe çfarë ndodh me njerëzit që i lini të vdesin”, ka deklaruar njëra nga organizatoret e festivalit.

Ajo ka shtuar se pjesëmarrja e të rinjve dita ditës është duke u rritur, ndërsa festivali Shukac që në gjuhën shqipe do të thotë “përgatitja për fund”, mbahet në gjithë Japoninë për çdo vit. /Telegrafi/