Festa në kasolle, familja Gjeleka jeton në varfëri të skajshme

E publikuar: 01/01/2017 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Varfëria e skajshme ku jetojnë Festim dhe Gezime Gjeleka bashke me dy djemtë e tyre në fshatin Okshatine në Bulqizë thellohet edhe nga problemet me shëndetin mendor që kanë 3 prej 4 anëtarëve të familjes.

Në temperatura që zbresin në disa gradë nën zero, kasollja e Gjelekajve izolohet vetëm me plasmas dhe kompesata, por nuk ka as tualet.

Në nje dhomë që nxin, rrisin 15 vjecarin e sëmurë, Fitimin dhe Andrean 7 vjec.

“Burri ka dalë të kërkojë ndihmë”, thotë Festime Gjeleka, nëna

Andrea nuk ka lodra. Bukën e pakët e ia siguron i ati duke kërkuar ndihmë te të tjerët.

“Do të doja të kisha dhurata për Vitin e Ri. As ushqime e as një lloj gjëje”, shprehet Andrea Gjeleka.

“Kushtet e kësaj janë të dobëta për arsye sepse janë me të meta fizike, nga mendja dhe nga fiziku. Prandaj këtu është mirë që shteti të ndihmojë, që të jetojnë si të tjerët”, thotë fqinji e familjes.

Ndihmësit më të afërt dhe njëkohësisht dëshmitarët e mjerimit të tyre janë fqinjët, por në një fshat ku mirëqenia është e ulët, vullneti i tyre i mirë shpesh nuk mjafton./tch/