Festa e Kosovës në zhveshtore pas fitores (Video)

E publikuar: 14/11/2017 04:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Menjëherë pas fitores së madhe me rezultatin 4-3, me përmbysje ndaj Letonisë, ka ardhur edhe festa për lojtarët e Kosovës.

Ka qenë vetë ish-sulmuesi i Skënderbeut tani te Ahmat Grozny, Bernard Berisha, i cili e ka postuar një video në në Facebook.

Ai ka treguar atmosferën në dhomat e zhveshjeve, të stadiumit “Adem Jashari”, pas fitores me rikthim të madh.

Në video mund ta ndiqni gëzimin e lojtarëve për fitoren e munguar.

Kosova ka fituar pas më shumë se një vit kur kishte arritur t’i mposhtë Ishujt Faroe.

Në fitoren  sotme shënuan Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Elbasan Rashani dhe Besar Halimi. /Telegrafi/