Festa e Chelseas

E publikuar: 24/05/2015 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea ka festuar sot Titullin e Kampionit të Premier League me fitore ndaj Sunderland. Trofeu është në duart e tyre.
Chelsea ka festuar sot Titullin e Kampionit të Anglisë për sezonin 2014/2015.
Festa është bërë më e ëmbël, pasi Blutë e Londrës kanë mundur në shtëpi Sunderland me rezultat 3:1.
Vëmendja më e madhe ishte te Didier Drogba, i cili ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Chelsean. Sulmuesi do të largohet nga Londra. Bashkëlojtarët e tij i kanë bërë një përcjellje spektakël nga fusha.
Drogba
Jose Mourinho, ndërkaq, me këtë trofe, shënon 8 tituj ligash të fituar, në 12 sezonet e fundit si menaxher.