Festa i bën bashkë Thaçin e Haradinajn, ishin bashkë te ministri [Foto]

E publikuar: 01/04/2018 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me Kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn kanë shkuar për të festuar te vendlindja e Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj pra në qytetin e Gjakovës me rastin e  Pashkëve.

Ndonëse kohëve të fundit pati shumë zhvillime politike, të njëjtit  sot shihen të jenë në disponim të mirë teksa festojnë.

Sipas disa fotografi që ka arritur të sigurojë “Indeksonline” aty shihen në një tryezë të përbashkët duke festuar, Thaçi, Haradinaj, Lekaj dhe disa të tjerë.

Kësisoj, besimtarët katolikë sot festojnë ditën e Pashkëve. Për nder të kësaj feste sot në Kosovë mbahet një varg aktivitetesh.

Më poshtë shikoni disa foto: