Ferrari thyen sërish rekord: shitet për 32 milionë euro

E publikuar: 08/02/2016 19:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një Ferrari i vitit 1957, i drejtuar nga garuesit britanikë në vitet ’50, ka thyer rekordin për makinën më të shtrenjtë të garave në botë, pasi u shit gjatë një ankandi të premten për 32 milionë euro.

Pavarësisht çmimit stratosferik, blerësi nuk mund ta ngasë makinën në rrugë pasi është projektuar vetëm për gara. Vetëm katër makina Ferrari 335 S Spider Scagliettis janë prodhuar deri tani. Makina e fundit ishte blerë nga koleksionisti francez Pierre Bardinon para 40 vitesh. Me motorin e saj V12, makina Ferrari 335 S ka fuqinë maksimale 390 kuaj fuqi dhe mund të arrijë shpejtësinë maksimale 300 km/h.

Rekordin e mëparshëm si makina më e shtrenjtë në botë e mbante sërish një Ferrari. Në vitin 2013, Ferrari 250 GTO e vitit 1962 u shit për 17.5 milionë paundë.