Ferrari do të sfidojë Teslan me një super makinë elektrike

E publikuar: 18/01/2018 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ferrari do të prodhojë një super makinë elektrike me të cilën do të konkurrojë Tesla-n tha shefi ekzekutiv i Fiat Chrysler Sergio Marchionne ditën e Marte.

Ekzekutivi 65 vjeçar i cili drejton grupin e Fiat, u tha gazetarëve në shfaqjen ndërkombëtare të makinave në Amerikën e Veriut se atë që ka arritur Tesla mund ta arrijë kushdo në botën e automobilave.

Plani, nëse implementohet do të ishte një ndryshim drastik për Marchionne dhe Ferrarin.

Ndërsa marka ikonike italiane furnizon me motorë hibridë disa makina të saj, Marchionne ka quajtur idenë e një makine elektrike një koncept pa të ardhme.

Ca adhurues të Ferrari do të ishin dakord. Një makinë plotësisht elektrike do të hidhte tutje një traditë dhjetëra vjeçare duke prodhuar makina me motorë me djegie të brendshme.

Por makinat e Tesla, veçanërisht versione P100D të Model S dhe Model X ofrojnë performancë të pakrahasueshme.

Madje Tesla ka paralajmëruar një super makinë e quajtur Roadster e cila realizon 0-100 km/h në 1.9 sekonda. /PCWorld Albanian