Fernandinho: Napoli ka sulmues të jashtëzakonshëm, luajnë futbollin më të mirë në Evropë

E publikuar: 17/10/2017 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Manchester City, Fernandinho beson se Napoli janë skuadra me futbollin më të bukur në Evropë për momentin.

Sonte (e martë) Liga e Kampionëve do të na dhurojë një përballje të bukur mes liderëve në Serie A, Naplolit dhe Cityt në Ligën Premier.

“Ata aktualisht luajnë futbollin më të mirë në Evropë” , ka thënë Fernandinho për Gazzetta dello Sport.

“Ata janë makineri golash dhe spektakli. Në Itali ka balancë, por duket se Napoli ka diçka ekstra. Është kënaqësi të shikosh ndeshjet e tyre, katërshja e tyre në sulm janë të jashtëzakonshëm”.

“Martens ka treguar se është një sulmues i madh, Callejon dhe Hamsik po ashtu kanë treguar vetën. Unë pëlqej Insignen, ai mund të gjuajë një super yll. Por, Napoli ka gjithashtu një mesfushë dhe mbrojte të mirë. Gjithashtu komplimente trajnerit Maurizio Sarri”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, duam ta fitojmë”, ka thënë Fernandinho. /Telegrafi/