Fernandez: Neymar dhe Mbappe nuk do të largohen nga PSG-ja

E publikuar: 17/07/2018 04:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luis Fernandez bëri të qartë qëndrimin e PSG për të ardhmen e Neymar Junior.

Në një intervistë me programin T4 të Radio MARCA, drejtori i trajnimit të ekipit francez siguron që lojtari brazilian, i cili ka qenë i lidhur me Real Madridin për një kohë të gjatë, nuk do të ndryshojë klub në një afat të shkurtër.

“Neymar ka vendosi të qëndrojë në Paris Saint Germain, ai dëshiron të fitojë, pasi nuk arriti ta bëjë atë në Kupën e Botës. Ai dëshiron të fitojë tituj me PSG-në.

Neymar (Getty Images)

Gjithashtu ai ka deklaruar se edhe futbollisti i ri Kylian Mbappe do të mbetet në kampionin francez.

“Ai gjithashtu qëndron”, ka thënë Fernandez duke shtuar se “një njëqind për qind, ai dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në. Gjëja më e rëndësishme është se Neymar dhe Mbappe dëshirojnë të qëndrojnë në PSG”.

Reali është duke kërkuar një zëvendësues ideal për të larguarin Cristiano Ronaldo, i cili është transferuar te Juventusi.

Ndryshe, Eden Hazard është përfolur edhe për një kalim te kampioni evropian – Real Madridi. /Telegrafi/