Fermerët: Nëse ministri Mustafa nuk e banë fjalën, pas 10 ditësh nuk garantojmë protesta të qeta

E publikuar: 19/06/2020 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Bujqëve të Kosovës, kishte paralajmëruar protestë për ditën e sotme, me arsyetimin s’e ka pa rregullsi të mëdha në Ministrinë e Bujqësisë, si tek aplikimi për grande, sumvencione dhe centralizimin e deritashëm.

Por, nga këshilli organizativ i SBK’së, kjo protestë u anulua pas takimit me ministrin Besian Mustafa, duke i dhënë afat prej 10 ditësh.

Mirëpo, organizatorët kanë paralajmëruar protesta nëse nuk mbahet premtini nga ministri Mustafa, raporton Infosot.

” Të gjitha parregullsitë ia kemi prezantuar ministrit të bujqësisë, Besian Mustafa, na ka kërkuar kohë që brenda 10 ditësh do t’i ndërmarr të gjitha veprimet e duhura që të sanohen këto probleme. Ne si këshill u pajtuam, ndërsa nëse nuk mbahet premtimi ne pas 10 ditëve do të mbajmë protesta ku nuk do të marrim përgjegjësi nëse eskalojnë, pasiqë fermerët janë të frustruar me gjendjën e tyre. Fermerët po bankrotojnë”, ka thë kryetari i SBK.