Fermerët komikë bënë ‘Kiki Challenge’ anash qeve, në fushën me baltë (Video)

E publikuar: 02/09/2018 01:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri më tani, kemi parë shumë forma të kryerjes së sfidës ‘Kiki Challenge’, por dy fermerë komikë nga pjesa jugore e Indisë, iu ka lënë përshtypje të gjithëve.

Ata vallëzuan nën ritmin e këngës hip-hop, nëpër fushën e mbjellë me oriz, ndërsa shkonin anash qeve që lëviznin nëpër baltë, transmeton Telegrafi.

Fama e tyre ka arritur nivelin më të lartë, kur Trevor Noah nga kanali Comedy Central, i shpalli si fituesit e kësaj sfide.

‘Kiki Challenge’ që nisi para më se një muaji, vallëzohet jashtë veturës, duke dëgjuar këngën e Drake. Deri më tani, ka pasur shumë përfundime të këndshme, por edhe të tilla që lanë njerëz të lënduar. /Telegrafi/