Ferizaj ndërmerr edhe tri veprime për parandalimin e koronavirusit

E publikuar: 17/03/2020 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Ferizajt ka ndërmarr edhe tri veprime efektive për të parandaluar paraqitjen e përhapjen eventuale të virusit COVID-19 apo i njohur si koronaVirus-i.

Këto janë tri masat e ndërmarra:

1. Dezinfektuam me preparate kimike, higjienike, sheshet e rrugët kryesore të Ferizajt;

2. Ndaluam qarkullimin e taksive që operojnë në territorin e Ferizajt si dhe të tjerave që frekuentojnë në kufijtë tonë administrativ, për të pamundësuar efektivisht ekspozimin ndaj rrezikut.

3. Mobilizova kryetarët e fshatrave e bashkësive lokale për të identifikuar bashkëqytetarët potencialisht të afektuar apo afektueshëm nga ky virus, kryesisht mërgimtarët e ardhur këto ditë si dhe përçimin e mesazhit se lëvizjet, daljet e paarsyeshme duhet të kursehen maksimalisht.