Ferizaj: Iu sulmua shtëpia me kallashnikov

E publikuar: 23/03/2016 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në fshatin Varosh të Ferizajt raportohet nga policia se gjatë natës së kaluar ka ndodhur një sulm ndaj një shtëpie, ku është vërtetuar se është përdorur arma kallashnikov AK-47.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë natës person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Në shtëpinë e tij është gjetur një predhë e plumbit, ndërsa në xhamin e dritares është vërejtur një vrimë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisje e një shtëpie aty afër, ku dyshohet se nga aty mund të ketë ndodhur të shtënat dhe gjatë kontrollit në oborr janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të AK-47 dhe një karikator i zbrazët. Nuk ka të lënduar dhe as të arrestuar,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë, njofton Klan Kosova.