Ferizaj, hajnat vjedhin 80 mijë euro (VIDEO)

E publikuar: 27/03/2019 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brenda shtëpisë së familjes Muhaxheri në Dremjak të Ferizaj, hajnat kanë hyrë nga dritarja, njofton Klan Kosova.

I dëmtuari, Hekuran Muhaxhiri tregon se paratë e mbledhura ishin të dedikuar për një investim familjar.

Gjithë ngjarja ndodhi të martën rreth orës 19:30, derisa anëtarët e familjes Muhaxheri po darkonin në shtëpinë ngjitur me atë që ishte cak i hajnave.

Këta të fundit, që janë kapur edhe nga kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave i siguroi Klan Kosova, janë larguar nga aty me 3 arka me vlerë të madhe.