Ferizaj – Goditet me plumb qorr viktima femër kosovare

E publikuar: 04/07/2020 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime pasi që e njëjta derisa ishte duke punuar në kopsht (serë), ishte goditur nga një plumb qorr”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, njofton PK.