Ferizaj do të bëhet me Qendër Multifunksionale

16.09.2019 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ferizaj do të bëhet me Qendër Multifunksionale

Qyteti i Ferizajt do të bëhet me Qendër Multifunksionale, projekt i parë i kësaj natyre në Kosovë. Kjo pasi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu.

Projekti kapital, i cili është investim i MKRS-së, sipas memorandumit, parasheh që të investohen mbi 4 milionë euro të ndara në 3 vite, 2019 deri 2021.

Me këtë rast, ministri Gashi sqaroi se projekti në fjalë, është projekti i parë në Kosovë i kësaj natyre, ku do të ndërtohet një qendër me shumë funksione, për të organizuar koncerte, ngjarje e takime të ndryshme kulturore e të rinisë.

“Është projekti i parë në Republikën e Kosovës. Është një projekt i cili ngërthen në vete hapësira të ndryshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, në mesin e të cilëve do të ketë edhe një sallë prej 840 ulëseve, pastaj hapësira për galeri si dhe pjesë e qendrës do të jetë edhe muzeu i qytetit si dhe sallat koncertale e teatrale”, sqaroi mes tjerash ministri Gashi.

Ministri foli edhe për bashkëpunimin e deritashëm që MKRS-ja ka pas me Komunën e Ferizajt, dhe falënderoi drejtuesit e komunës për gatishmërinë dhe përkushtimin për të punuar dhe shtyrë përpara projektet që janë në dobi të Ferizajt me rrethinë, duke thënë se në qytetin e Ferizajt planifikohen që për tri vitet e ardhshme të investohen mbi 10 milionë euro.

Ministri Gashi po ashtu përmendi edhe projektet që janë finalizuar sa ishte ministër dhe ato që janë në finalizim e sipër si investimet në rinovimin e stadiumit të qytetit dhe finalizimin e sallës së sporteve dhe panaireve në Greme, rinovimin e teatrit aktual dhe tërë këto po bëhen, sipas ministrit, sepse Ferizaji ka një traditë jashtëzakonisht të mirë të zhvillimit të aktiviteteve.

“Kemi përkrahur edhe shumë aktivitete e festivale me karakter kombëtar e ndërkombëtar në Ferizaj”, u shpreh ministri Gashi duke treguar mbështetjen e institucionit për jetën kulturore e sportive në Ferizaj.

Ndërkaq, kryetari Agim Aliu, tha se sot është një ditë e gëzuar për Ferizajin, ngase bashkë me ministrin nënshkruan një memorandum shumë të rëndësishëm për komunën dhe qytetin që ai udhëheq.

“Ajo që e bën të veçantë ditën e sotshme dhe në përgjithësi mbështetjen e projekteve që janë bërë nga ministri Gashi është se sot kemi nënshkruar një projekt unik për Ferizajn, Qendrën Multifunksionale. Dhe me këtë rast, e falënderoj ministrin Gashi për vazhdimësinë e mbështetjes që keni treguar gjatë këtyre dy viteve”, tha Aliu.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit, i pranishëm ishte ish-deputeti i kësaj zone, Ilmi Reçica, i cili tha se ky projekt në radhë të parë do të jetë në interes të qytetarëve të Ferizajt dhe falënderoi ministrin Gashi e kryetarin Aliu për punën dhe bashkëpunimin e mrekullueshëm./Infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zgjedhjet në Britani: Exit Poll – Partia e Boris Johnson merr shumicën

Zgjedhjet në Britani: Exit Poll – Partia e Boris Johnson merr shumicën

Kosnett thotë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori

Kosnett thotë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori

Erdogan e kritikon Izraelin, thotë se Turqia është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve

Erdogan e kritikon Izraelin, thotë se Turqia është “zëri i vetëm” që qëndron në krah të palestinezëve

Muja: Pezullimi i Ligjit të Pagave i qëllimshëm, duan të nxisin probleme sociale

Muja: Pezullimi i Ligjit të Pagave i qëllimshëm, duan të nxisin probleme sociale

​Sindikalistët thonë se kishte një marrëveshje të fshehtë për pezullimin e Ligjit për pagat

​Sindikalistët thonë se kishte një marrëveshje të fshehtë për pezullimin e Ligjit për pagat

Gratë më të fuqishme në botë për 2019, e para Merkeli

Gratë më të fuqishme në botë për 2019, e para Merkeli

Enver Hasani: VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja

Enver Hasani: VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja

Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive

Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive

Blakaj: Për krime të kryera në Kosovë, Serbia ka dënuar vetëm 17 policë apo ushtarë të nivelit të ulët komandues

Blakaj: Për krime të kryera në Kosovë, Serbia ka dënuar vetëm 17 policë apo ushtarë të nivelit të ulët komandues

LDK-ja njofton për takimin me Abbottin, nuk jep detaje

LDK-ja njofton për takimin me Abbottin, nuk jep detaje

Jevtiq thotë se Lista Serbe s’do të jetë pengesë për krijimin e Qeverisë

Jevtiq thotë se Lista Serbe s’do të jetë pengesë për krijimin e Qeverisë

Mjeku i dëshpëruar për pezullimin e Ligjit për Paga: Bravo për varfërimin e mbi 60 mijë familjeve

Mjeku i dëshpëruar për pezullimin e Ligjit për Paga: Bravo për varfërimin e mbi 60 mijë familjeve

Hoti në Shtime: Investimi në nxënës do të thotë investim në të ardhmen

Hoti në Shtime: Investimi në nxënës do të thotë investim në të ardhmen

Paralajmërohen grevat, a do të ketë kolaps në vend pas pezullimit të Ligjit për Paga?

Paralajmërohen grevat, a do të ketë kolaps në vend pas pezullimit të Ligjit për Paga?

Mbyllet qendra e sapohapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt

Mbyllet qendra e sapohapur e masazhit në Sojevë të Ferizajt

Për dy muaj konfiskohen 49 vetura për Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore

Për dy muaj konfiskohen 49 vetura për Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore