Ferguson pritet në Old Trafford me një duartrokitje të madhe para ndeshjes ndaj Wolverhamptonit

E publikuar: 22/09/2018 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Se Sir Alex Ferguson është një nga personat më të dashur nga tifozët e Manchester Unitedit e tregoi edhe pritja që iu rezervua atij në Old Trafford para ndeshjes ndaj Wolverhamptonit.

Në momentin që ai u paraqit në shkallët e stadiumit, tifozët filluan një duartrokitje të madhe drejt tij.

Normalisht që e gjitha kjo gëzoi Fergusonin, i cili me plotë gëzim nuk ngurronte të përshëndeste tifozët e tij.

Vlen të theksohet se kjo ishte paraqitja e parë e tij në Old Trafford që kur u bë operacion në tru.

Ferguson kaloi katër javë në spital para se të lirohej dhe doktorët thanë se ai është shumë më fat që shpëtoi.

76-vjeçari  ishte pjesë e Djajve të Kuq për 26 vite dhe gjatë asaj periudhe fitoi 38 trofe.

Me Fergusonin në krye Man Utd jo vetëm që arriti të bëhet një nga klubet më të mira në Angli, por edhe në botë. /Telegrafi/