Ferguson: Ky lojtar e meriton “Topin e Artë” (Foto)

E publikuar: 31/10/2016 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alex Ferguson ka thënë se Cristiano Ronaldo meriton ta fitojë Topin e Artë para Lionel Messit e Antoine Griezmann

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, mendon se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, me të cilin ka punuar për shtatë vite te “Djajtë e Kuq”, meriton ta fitojë “Topin e Artë”, shkruan “Marca”, përcjell Gazeta Express.

“Nuk shoh asnjë lojtarë më të mirë që ta fitojë Topin e Artë”, tha Ferguson pasi u pyet nëse Ronaldo e meriton këtë çmim, transmeton Gazeta Express.

“Arritjet e tij janë të pakrahasueshme. Ai pati një vit të mrekullueshëm, duke fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë. Edhe përkundër se mungoi në finale, ishte më meritorët që ata shkuan atje, dhe e fituan krejtësisht atë”, shtoi Ferguson.

“Nuk jam i befasuar aspak me këto që ka arritur Cristiano Ronaldo. E kam pasur atë nën urdhëratë e mia si 17-vjeçar, dhe kam parë se si u shndërrua në më të mirin në botë”, theksoi Fergi.

“Fillimisht mendoj se disa lojtarë nga natyra janë tejet të mirë, por Ronaldo është këtu falë profesionalizmit edhe punës së palodhshme. Dëshira e tij për të qenë më i mirë dhe mënyra e trajnimit, me të vërtetë ishin impresionuese”, vijoi Ferguson në intervistën e gjatë për “Marca”.

Kjo dëshirë vazhdon ta mbajë atë në majë të futbollit. Ai është shembull për lojtarët e rinj”, përfundoi Ferguson. /Express/