Fenomeni Ronaldo thotë se është tifoz i madh i Interit, flet edhe për Modric e CR7

E publikuar: 06/08/2018 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fenomeni Ronaldo ka folur për sezonin e ri në Serie A.

Braziliani thotë se ardhja e Cristiano Ronaldos është një gjë e mirë për kampionatin italian, ndërsa shpreson që Interi të arrijë rezultate të mira.

“Ardhja e CR7 është një gjë e rëndësishme, sepse futbolli italian në periudhën e fundit ka kaluar në një moment jo të mirë dhe ky transferim mund t’i ndihmojë”.

“Ka nevojë për rimëkëmbje dhe shpresoj të rikthehet spektakli”.

“Sa për Interin, tregu është i çuditshëm dhe kështu të shohim se çfarë do të ndodh. Shpresoj që këtë vit zikaltrit të arrijnë rezultate më të mira pasi unë vazhdoj të jem tifoz i madh i tyre”.

“Modric? Nuk e di nëse vërtetë ka përpjekje, por tregu i transferimeve do të mbyllet së shpejti dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”.

“Të gjitha skuadrat e mëdha janë duke u forcuar, Interi nuk është shumë prapa”, ka thënë Ronaldo për mikrofonat e Sky Sport. /Telegrafi/