Fenomenet antipolitike në politikë!

E publikuar: 17/05/2016 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autor: Shkëlqim Ajdini

1. Aderime politike pa shije. Njerëz nga shoqëria civile, që duhen të jenë zëri i vetëm apolitik. Si rrjedhojë, vihet në pah frika dhe ndjenja se të gjithë janë të varur nga Partia. Një komunizëm modern, i thënë ndryshe.

2. Aderime të figurave të njohura që vetëm zyrtarisht nuk kanë qenë të politizuar, sepse praktikisht po.

3. Aderime të gazetarëve dhe personaliteteve e biznesmenëve me peshë. Kjo le hapsirë të mendosh se patjetër është kapja për vegzën politike, sepse përndryshe nuk mund të avancosh në leminë perkatese.

4. Koalicionet e partive me programe diametralisht të kundërta. Për të shkuar te pushteti, partitë janë në gjendje të heqin dorë nga baza e natyrshmërise së tyre si parti. Ky është një fakt i tmerrshëm.

5. Listat e deputetëve nuk kanë risi të theksuara. Janë emrat, pothuajse të njëjtë, që në parlament kanë shkuar vetëm për shkaqe procedurale.

6. Mbështetja e deputetëve te njëjtë nga militantët e partive përkatëse. Arsyetimi: ia vlen ta çojmë filan deputetin se i ka punësuar 30 familje apo më shumë. Pra, fenomeni këtu është: gjykimi i izoluar dhe jo vizionar.

Përfundim:

Këto fenomene pasqyrojnë gjendjen reale të shoqërisë në Kosovë. Kjo, tregon rrugëtimin pa destinacion. Indikator se, e ardhmja pozitive në Kosovë është larg…