Fenerbahce shfaq interesim për Evran

E publikuar: 14/11/2017 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Patrice Evra po kalon ndoshta në periudhën më të keqe në karrierën e tij.

Ai goditi tifozin para një ndeshje të Ligës së Evropës me Marseillen dhe kështu u dënua nga UEFA për tetë muaj mos pjesëmarrje në këtë turne.

Tifozët e klubit francez kanë kërkuar largimin e tij pasi e shikojnë gjestin si të patolerueshëm.

Por, pas gjithë kësaj për mbrojtësin është shfaqur një dritë në fund të tunelit.

Është Fenerbahces skuadra që ka shprehur interesim për të nënshkruar me 36-vjeçarin, që në të kaluarën ishte pjesë e Juventusit dhe Manchester Unitedit.

Skuadra e nga trajneri Aykut Kocaman së shpejti do të fillojë edhe bisedimet me agjentin e lojtarit dhe në javët e para të janarit pritet të vijë edhe transferimi.

Evra në Turqi do të gjejë bashkëkombësin, Mathieu Valbuena. /Telegrafi/