Femrat me ligj kanë të drejtë në trashëgimi

E publikuar: 08/03/2015 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka uruar gratë për 8 Mars. Përveç urimit që ai u ka dërguar grave për 8 Mars Kuqi njofton publikun se, me qëllim të forcimit të pozitës dhe të drejtave të femrave, ka marrë vendim për rishikimin të kornizës ligjore dhe procedim të Ligjit, ku me dispozitat në fjalë do të garantohet ndarja proporcionale e pasurisë pa dallim gjinie

“Nga këto dispozita të reja ligjore do të përfitojnë femrat të cilave do të u garantohet e drejta në trashëgimi, në mundësi për forcim të dinjitetit dhe pjesëmarrje në zhvillim ekonomik. Barazinë gjinore duhet ta bëjmë realitet të prekshëm institucional dhe standard të jetës sonë të përditshme. Për një shoqëri që aspiron vlera moderne, evropiane, emancipimi i gruas është kusht për emancipimin e gjithë shoqërisë”, ka thënë Kuçi.