Fëmijët kalonin tërë kohën në internet, babai hapi kanal në YouTube që të komunikonte me ta (Video)

E publikuar: 03/04/2018 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai i pesë fëmijëve, të cilët e kalojnë tërë kohën në internet, ka hapur një kanal në YouTube, në përpjekje për të komunikuar me ta.

Justin Smith nga Hull i Anglisë, është i ati krenar i dy vajzave dhjetë dhe 11-vjeçare, si dhe i tre djemve 13, 14 dhe 22-vjeçar, të cilët janë të varur nga teknologjia dhe gjatë tërë kohës janë me sy në ekranet e telefonave të zgjuar, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që t’ju tërheqë vëmendjen, ai hapi kanalin Joe Daddy, me pretendimin se ‘ata duhet të më shohin mua, e jo disa njerëz pa lidhje’.

“Po që se kjo është mënyra e vetme për të komunikuara me ta, atëherë pse jo, do të mundohen edhe kështu. Një shoqe më tha, se nëse nuk mund t’i urdhërosh, atëherë përshtatu”, ka thënë Smith në fillim të videos së parë.

Prej këtij momenti, janë bërë vetëm katër ditë dhe kanali i këtij babait, është shikuar shumë herë, kryesisht prej prindërve që e kanë të njëjtin problem. /Telegrafi/