Fëmijët e Pasur me ‘probleme’ të mëdha : Me cilën veturë të bëjnë xhiro, apo çfarë shampanje të pinë (Foto)

E publikuar: 23/03/2018 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njollosja e rrobave me kafe, apo djegia e bukës së thekur në mëngjes, do të na mjaftonte për të na bërë nervozë.

Por, Fëmijët e Pasur të Instagramit, kanë ‘probleme’ më të mëdha me të cilat përballen çdo ditë – prej pamundësisë së futjes së qeseve të mëdha, nga firmat e shtrenjta në makinë, deri te përzgjedhja e veturës për të bërë xhiro, transmeton Telegrafi.

Pasardhësit, sipërmarrësit dhe trashëgimtarët e të pasurve dhe të famshmëve nga mbarë bota, shfrytëzuan këtë rrjet social, për të treguar mundimet e tyre – që shumë njerëz do t’i bënin të inatosen nga zilia.

Me nga një çelës së veturës së shtrenjtë në çdo gisht, njëra pyet se cilin ta zgjedhë – derisa, një tjetër tregon ‘mundimet’ për tu rehatuar në aeroplanin privat, e mbuluar me batanijen Louis Vuitton që kushton rreth njëmijë euro.

Kthemi në shkollë me aeroplanin e lehtë, si dhe përzgjedhja e shampanjës, janë disa prej ‘shqetësimeve’ që i shoqërojnë fëmijët e lazdruar, që nuk dinë asgjë tjetër pos të lavdërohen. /Telegrafi/