Fëmijët e pasanikëve të Stambollit, në imazhe nuk mungojnë veturat luksoze, kafshët e rrezikshme dhe helikopterët (Foto)

E publikuar: 22/02/2019 02:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profilet e fëmijëve të pasanikëve që lavdërohen me paratë e tyre me një fjalë kanë “pushtuar” Instagramin.

Deri më tani kemi pasur rastin ta shohin jetën luksoze që e bëjnë të rinjtë nga vende të ndryshme të botës. Sensacioni i ri në rrjetet sociale janë “fëmijët e pasur” nga Turqia, më saktësisht nga Stambolli, transmeton Telegrafi.

Ata nuk hezitojnë të shfaqin pasurinë e prindërve të tyre, kurse në fotografitë e publikuara shihen veturat luksoze, gardëroba, vilat, helikopterët dhe kafshë të ndryshme.
Aty mund të shihni aligatorë, tigra, gjarpinj, kurse në disa fotografi tjera pozojnë me qentë që i kanë futur në veturat e tyre luksoze. Profilin e tyre në Instagram e ndjekin 12 mijë persona. /Telegrafi/