Feilcke: BE s’mund edhe t’i izolojë kosovarët, edhe të thotë hiqeni taksën

20.12.2018 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Feilcke: BE s’mund edhe t’i izolojë kosovarët, edhe të thotë hiqeni taksën

Ajo që tani po ndodh me Kosovën, po ndjek logjikën e rendit të ri botëror, të rendit botëror të Donald Trumpit ose të Valdimir Putinit e jo logjikën e OKB-së apo të BE-së. Dhe kështu nuk është çudi që avokati më i rëndësishëm i kosovarëve është SHBA-ja, ndërsa Rusia mbështet qëndrimet e Serbisë. Rusia në anën e Serbisë, SHBA-ja si fuqia mbrojtëse e Kosovës.

Këtu në periferi të Europës po piketohen sferat e interesit: Pasi Mali i Zi vitin e kaluar u anëtarësua në NATO edhe Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit, mund t’i bashkohet së shpejti aleancës mbrojtëse perëndimore, ndërsa në Ballkan do të mbeten vetëm tre vende me përkatësi politike të pasqaruar: Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Edhe pas vitesh dhe dekadash përpjekjesh diplomatike të përsëritura, sidomos nga ana e BE-së, është arritur shumë pak në drejtim të çtendosjes dhe nuk dihet se ç’drejtim po merr situata.

Dobësi e organizatave shumëkombëshe

Po në këtë linjë edhe zhvillimet e fundit në Kosovë janë një simptomë e dobësisë së organizatave shumëpalëshe, sidomos të BE-së dhe të OKB-së. Në një përpjekje për të balancuar interesat kundërthënëse të anëtarëve të tyre, ata nuk janë në gjendje të japin deklarata të qarta. Vërtet që, të alarmuar me ngjarjet e javëve të fundit, të gjithë apelojnë për moderim, por këto apele nuk mbeten pa efekt.

Sidomos BE-ja ka humbur jo vetëm simpatinë, por edhe autoritetin, sepse ajo nuk është në gjendje ta mbajë fjalën për perspektivën e anëtarësimit, pasi në radhët e BE-së tendenca kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor nuk po bie, por po rritet. Politikanët e Ballkanit Perëndimor kanë kohë që e kanë kuptuar këtë dhe po ndjekin axhendat e tyre: Këto kanë të bëjnë me ruajtjen e pushtetit personal dhe me interesat kombëtare në ekonomi dhe çështje të sigurisë. Bota e bukur e vlerave të një Europe të bashkuar e demokratike nuk ndodhet më në plan të parë.

Politika e brendëshme përfiton nga tensionet

Dhe kështu krijohen hapësira veprimi që nuk kanë si synim parimor bashkëveprimin e ndërsjelltë në rajon, por realizimin e interesave të veçanta – edhe duke vendosur kufizime, siç janë tarifat doganore prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe krijimi i Ushtrisë së Kosovës. Ëndrra për t’i bashkuar të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në një zonë ekonomike duke evituar kështu konfliktet e shtetësisë tani për tani duket se është vanitur.

Në vend të kësaj po shohim lojë me muskuj. Kundërshtarët kanë zënë pozicionet. E nga kjo përfitojnë të dyja palët. E parë nga perspektiva e tyre, deklaratat e presidentit të Serbisë dhe të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ishin tërësisht të suksesshme: Nga OKB-ja pati vetëm disa apele për moderim, por pa presion, pra, asgjë konkrete. Shumë më e rëndësishme: Të dy presidentët ishin në gjendje t’u tregonin njerëzve të tyre brenda vendit, se ata i përfaqësuan dhe i mbrojtën me dinjitet interesat e tyre para të gjithë botës. Kësisoj, tensionet aktuale po i forcojnë presidentët përkatës. Dhe po u vijnë në ndihmë atyre të shmangin vëmendjen nga problemet e shumta që kanë secili në vendin e vet.

Europa po humbet shansin

Themelimi i Ushtrisë së Kosovës vërtet që në radhë të parë është një akt simbolik. Por Kosova kështu na tregon qartazi se mund t’i referohet të drejtës së saj si shtet sovran dhe po paraqitet me një vetëdije të re. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 20 vjet pas luftës në Kosovë, njerëzit nuk duan më të jenë qytetarë të dorës së dytë, duke pasur përreth vende që janë anëtare në organizatat ndërkombëtare e qytetarët e të cilëve gëzojnë lirinë e udhëtimit. BE-ja, nga ana tjetër, ende nuk po arrin të angazhohet në mënyrë aktive për Ballkanin Perëndimor dhe ta kuptojë atë si rajonin e shanseve. Vendet e saj ua refuzojnë kosovarëve të drejtën e udhëtimit pa viza, por nga ana tjetër kërkojnë heqjen e tarifave doganore. Kjo është e drejtë me logjikën e Evropës, por jo me logjikën “rendit të ri botëror”. Edhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës ka ngecur në vend. Prandaj Kosova kërkon nga SHBA-ja që ajo të përfshihet në dialog. E kjo nuk të habit!

Tani u bënë të njohura edhe letrat që presidenti amerikan Donald Trump u ka dërguar presidentëve Thaçi e Vuçiq, ku i fton ata në Shtëpinë e Bardhë, për të festuar një “marrëveshje historike”. Kjo na kujton “Camp David”. Por ende nuk ka marrëveshje, e as një dialog konstruktiv. E përsa është kështu, Evropa ka shansin të ndërhyjë e të tregohet më e vendosur në përfaqësimin e interesave të saj dhe të mos ta lërë këtë rajon të rëndësishëm e të lashtë të Evropës në mëshirën e fatit ose të fuqive të tjera me influencë.

(Adelheid Feilcke është themeluese e seksionit shqip të Deutsche Welle, tash drejtore e Departamentit të Evropës në median gjermane për botën e jashtme)

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Partia zvicerane kundër marrëveshjes për pensionet: Kosova vend i korruptuar, udhëhiqet nga klanet

Partia zvicerane kundër marrëveshjes për pensionet: Kosova vend i korruptuar, udhëhiqet nga klanet

Veseli ngushëllon për vdekjen e Alber Rohan, kujton takimin e parë me të gjatë luftës

Veseli ngushëllon për vdekjen e Alber Rohan, kujton takimin e parë me të gjatë luftës

Parlamenti i Zvicrës miraton Marrëveshjen me Kosovën për Pensionet

Parlamenti i Zvicrës miraton Marrëveshjen me Kosovën për Pensionet

Taksa godet bujqit, s’ka rezerva të grurit

Taksa godet bujqit, s’ka rezerva të grurit

Jahjaga: Gruaja kosovare nuk e ka vendin në kuzhinë por në sporte

Jahjaga: Gruaja kosovare nuk e ka vendin në kuzhinë por në sporte

Lirohet avokati që publikoi rastin e vajzës nga Drenasi: Kam pasur trajtim çnjerëzor në burg

Lirohet avokati që publikoi rastin e vajzës nga Drenasi: Kam pasur trajtim çnjerëzor në burg

Prokuroria në Prizren sekuestron qindra pako të medikamenteve të kontrabanduara nga Serbia

Prokuroria në Prizren sekuestron qindra pako të medikamenteve të kontrabanduara nga Serbia

Prokuroria: Fotografia e Brovinës u nxor nga interneti, s’ka të bëjë me rast të dhunës seksuale

Prokuroria: Fotografia e Brovinës u nxor nga interneti, s’ka të bëjë me rast të dhunës seksuale

Bien çmimet e importit në tre mujorin e parë të këtij viti

Bien çmimet e importit në tre mujorin e parë të këtij viti

Tahiri: Të korruptuarit nuk duhet të ndëshkohen asnjëherë me masa alternative

Tahiri: Të korruptuarit nuk duhet të ndëshkohen asnjëherë me masa alternative

Thaçi: Të rinjtë duhet të lëvizin lirshëm, Kosova po diskriminohet nga BE-ja për vizat

Thaçi: Të rinjtë duhet të lëvizin lirshëm, Kosova po diskriminohet nga BE-ja për vizat

Daut Haradinaj ka disa fjalë për veprimin e Daçiqit me dollarë

Daut Haradinaj ka disa fjalë për veprimin e Daçiqit me dollarë

Kur do të vijë Dita e Kiametit? Flet hoxhë Rama

Kur do të vijë Dita e Kiametit? Flet hoxhë Rama

Qeveria gjermane: Fokus i takimit Merkel-Haradinaj marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Qeveria gjermane: Fokus i takimit Merkel-Haradinaj marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Palmer: Nuk vendosim afate, por dialogu duhet të vazhdojë urgjentisht

Palmer: Nuk vendosim afate, por dialogu duhet të vazhdojë urgjentisht

Hoxhaj i reagon për foton me dollar Daçiqit: Kjo është fushata korruptuese për tërheqjen e njohjeve

Hoxhaj i reagon për foton me dollar Daçiqit: Kjo është fushata korruptuese për tërheqjen e njohjeve