Federer tregon sekretin e suksesit në moshën 36-vjeçare: Përvoja, fuqia mendore dhe aftësia fizike

E publikuar: 14/12/2018 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roger Federer ka zbuluar se sekreti i suksesit të tij është “dashuria për tenisin”.

Federer shtoi numrin e trofeve edhe për një gjatë vitit 2018, kur triumfoi në Australian Open në moshën 36-vjeçare.

Pavarësisht nga shfaqjet zhgënjyese në Wimbledon dhe US Open, ylli zviceran ende beson në suksese edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Roger Federer (Foto: Getty Images)

“Dashuria për lojën është e rëndësishme, gjithashtu sepse më lejon të përballoj punën e përditshme”.

“Arsyet për jetëgjatësinë e sukseseve mund të jenë një kombinim i përvojës, fuqisë mendore dhe aftësive fizike”.

“Ende e befasoj veten. E gjithë kjo është shumë qesharake, përveç që përfaqëson një sfidë të mirë”, tha zvicerani.

Ndryshe, tenisti deri më tani ka fituar njëzet trofe në Grand Slam gjersa ka më së shumti fitore në total 339. /Telegrafi/