Federer sërish triumfon kundër Nadalit (Video)

E publikuar: 15/10/2017 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roger Federer ka triumfuar në finale të “ATP 1000 Shanghai”.

Tenisti zviceran u tregua shumë i mirë në takimin që e zgjati më tepër se një orë në shtetin kinez.

Federer ka triumfuar kundër rivalit të përbetuar spanjoll, Rafael Nadalit, të cilin e mposhti me lehtësi të madhe.

Tenisti 36-vjeçar triumfoi me rezultat 2-0, në sete (6:4, 6:3), e cila ishte ndeshja e tretë rresht që Roger nuk humb ndonjë set kundër Rafaelit.

Spanjolli ka uruar rivalin e tij, i cili po kalon nëpër një formë fantastike gjatë këtij viti.

“Para se gjithash do ta uroj Federerin, i cili po kalon një vit fantastik. Dua të falënderoj edhe organizatorët që u morën me neve gjatë këtyre dy jave”, tha Nadal. /Telegrafi/