Federata Spanjolle lejon zëvëndësimin e katërt në ndeshjet e Superkupës

E publikuar: 11/08/2018 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka bërë të ditur se do të lejohen katër zëvëndësime në Superkupën e Spanjës mes Sevillas dhe Barcelonës nëse ndeshja shkon në vazhdime.

Rregulla e re është adaptuar pasi një vendim i FIFA-s lejoi një masë të tillë kur ndeshjet shkojnë përtej 90 minutave.

RFEF ka bërë të ditur se edhe Komiteti Teknik i Gjyqtarëve ashtu sikurse Sevilla dhe Barcelona janë në pajtim me këtë rregull dhe prandaj do të aplikohet.

Superkupa e Spanjës mes Sevillas dhe Barcelonës do të zhvillohet të dielën mbrëma.

Barcelona merr pjesë në këtë garë si kampione e Spanjës, kurse Sevilla si fituese e Kupës së Mbretit.

/Telegrafi/