Federata nxjerr shifrat, mësoni se sa duhet të paguani për të parë nga afër Ligën Premier

E publikuar: 16/12/2017 08:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse ke dëshirë për të ndjekur një ndeshje në Ligën Premier nga shkallët e stadiumit, duhet të paguash në varësi të stadiumit.

“Emirates Stadium” i Arsenalit ka çmimet më të larta, ku tifozët duhet të paguajnë jo më pak se 90 funta për të ndjekur skuadrën e Arsene Wenger.

Gjersa një ulëse më e lirë në “Emirates” kushton 27 funte, shifër kjo pak më e ulët se ajo e stadiumit së Huddersfield, që pavarësisht kundërshtarit kushton vetëm 30 funte.

Anfiled Road i Liverpoolit

Chelsea është skuadra e dytë që ka bileta më të shtrenjta, ku një biletë kushton 87 funte ndërsa më e lira kap shifrat e 41 funteve.

Tifozët e Liverpoolit për ta parë klubin e zemrës në Anfield Road duhet të paguajnë nëntë funte dhe 59 sosh.

Manchester City i ka për vetëm pesë funte më të shtrenjta biletat se rivali lokal United ndërsa ato më të lirat kushtojnë 35 funte në Ettihad dhe 31 në Old Trafford. /Telegrafi/